Tirana ngec në Korçë, Laçi shmang humbjen “in extremis”
Teuta humb dy pikë në fund përballë Laçit në “Niko Dovana”, ku epesoi golin e barazimit (1-1) në minutat shtesë.
Skuadra e Edi Martinit mori epërsinë falë golit të shënuar nga Klejdi Daci në fundin e pjesës së parë, por nuk mundi ta ruante avantazhin. Kurbinasit barazuan në shtesë me Myrtën.
Tirana nuk arrin dot të ruajë ritmin, teksa barazoi 1-1 në ndeshjen e luajtur në Korçë ndaj Skënderbeut.
Skuadra e Gvozdenoviçit shënoi e para me anë të Nikaj, ndërsa bardheblutë barazuan me anë të Kaina.
Pas rezultateve të së dielës, rivaliteti mbetet shumë i madh, teksa nga vendi i katërt deri në vendin e 10-të diferenca mes skuadrave është vetëm 2 pikë.
Java e 12-të e Superiores do të mbyllet ne përballjen Partizani-Vllaznia, që do të luhet të hënën në mbrëmje./Super Sport