EMRI/ Përplasi të rinjtë në mes të Tiranës, arrestohet drejtuesi i mjetit
Drejtuesi i mjetit që shkaktoi ditën e sotme aksidentin pranë kryeministrisë, në Tiranë, ku mbetën të lënduar dy të rinj është arrestuar.
Sipas policisë bëhet fjalë për një 21-vjeçar të quajtur Jorgaq Thëngjilli, lindur në Larisa të Greqi dhe banues në Tiranë, tashmë nën akuzën për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor sipas nenit 290 të Kodit Penal.
Dy të rinjtë të shtrirë në tokë! (Pamje nga aksidenti në Tiranë)
Mësohet se teksa drejtonte mjetin, Thëngjilli ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe ka përplasur dy këmbësore në rrugën “Ismail Qemali”.
Të lënduarat janë dërguar në spitalin e Traumës dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Ishte me shpejtësi, të riut i “iku” timoni nga duart! Si ndodhi aksidenti në Tiranë (FOTO)
Nga testi i alkoolit me aparat “Drager”, rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk ishte nën ndikimin e alkoolit, gjithashtu dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike.
Ai më parë është ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në zona të banuara.
Përplasi me makinë dy të rinj në trotuar, shoferi i ndëshkuar më parë për…