Me shpejtësi skëterrë përplasi 2 persona, kush është i riu me 20 gjoba?
21-vjeçari i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”, që përplasi ditën e sotme një çift të rinjsh pranë kryeministrisë, është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia.
Jorgaq Thëngjilli i është nënshtruar testeve përkatëse dhe ka rezultuar se nuk kishte qenë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike.
Ishte me shpejtësi, të riut i “iku” timoni nga duart! Si ndodhi aksidenti në Tiranë (FOTO)
Mësohet se kjo nuk është hera e parë që 21-vjeçari ka shkaktuar problematika në qarkullim, pasi është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.
Nga aksidenti që ndodhi ditën e sotme janë plagosur dy të rinj, të cilët momentalisht ndodhen në gjendje të qëndrueshme në spitalin e Traumës.
EMRI/ Përplasi të rinjtë në mes të Tiranës, arrestohet drejtuesi i mjetit