Sun, Nov 17, 2024

Blinken premton ndihmë dhe mbrojtje për banorët e Gazës

  • PublishedNovember 5, 2023

Sekretari i Shtetit Antony Blinken zhvilloi një vizitë të papritur në Ramallah ku u takua me udhëheqësin e autoritetit palestinez, Mahmud Abbas. Takimi vjen ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të jenë të larta.

Në një njoftim pasditen e së dielës, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller tha se Sekretari Blinken bëri të qartë gjatë bisedimeve në Ramallah se palestinezët nuk duhet të zhvendosen me forcë.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA njoftoi se gjatë takimit, udhëheqësi u autoritetit palestinez Mahmoud Abbas kërkoi një armëpushim të menjëhershëm izraelit.

Po sot kryeministri izraelit Benjamin Netannyahu tha se kërkesa për armëpushim nuk do të merret parasysh derisa të lirohen të gjithë personat e marrë peng nga Hamasi.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me Presidentin e Autoritetit palestinez Mahmoud Abbas të dielën gjatë një vizite të paparalajmëruar në Bregun Perëndimor. Ai riafirmoi angazhimin amerikan për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të rifilluar shërbimet thelbësore në Gazë ndërsa lufta e Izraelit kundër Hamasit vazhdon.

Në një njoftim pasditen e së dielës, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller tha se Sekretari Blinken bëri të qartë gjatë bisedimeve në Ramallah se palestinezët nuk duhet të zhvendosen me forcë.

“Sekretari Blinken dhe zoti Abbas diskutuan përpjekjet për të rikthyer qetësinë dhe stabilitetin në Bregun Perëndimor, përfshirë nevojën për të ndaluar dhunën ekstremiste kundër palestinezëve dhe për t’i mbajtur përgjegjës ata që sulmojnë palestinezët,” tha Miller./VOA

Artikulli i plotë këtu.

AlbaniaWeb.net