Sun, Sep 29, 2024

Hapen aplikimet për plazhe private (Procedura)

  • PublishedNovember 6, 2023

Nga dita e sotme hapen aplikimet për stacionet e plazheve. Njoftimin e ka bërë kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale. Procesi do të realizohet online.

“Sot janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024, proces që i gjithi kryhet online përmes e-Albania, për të përgatitur që tani një tjetër sezon fantastik veror” shkruan Rama.

Qeveria thotë se hapja më herët e aplikimeve ka si synim që të jenë më të përgatitur për sezonin e vitit që vjen. Aplikimet do të jenë të hapura deri në fund të këtij viti, pra për rreth dy muaj.

AlbaniaWeb.net