Sat, Sep 28, 2024

“Hape derën, hape burgun”! Garda i jashtë, Flamur Noka kalon mbi hekurat (FOTO)

  • PublishedNovember 6, 2023

Shtyrje, tensione, sharje dhe ofendime. Garda me urdhër të Lindita Nikollës u ka mbyllur derën deputetëve të opozitës që janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit për 10 ditë.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka kapërceu kangjellat dhe portën duke u futur brenda.

Kanë vendosur rregull, lejohen që të futen vetëm ata që kanë vjedhur. Kush ka vjedhur lejohet të futet. Të afrohet njeri të më prekë dhe do ta shohë. Hajdutë pisa” dëgjohen fjalët e Ervin Salianjit.

I acaruar ishte edhe Gazment Bardhi. “Personale e keni ju more? Pse e prek deputetin me dorë. Keni pirë ndonjë gotë raki ju? Kjo është çmenduri more. Orë do të futem në punë”.

Asllan Dogjani ishte gjithashtu i ashpër. “Mos më shtyni se kam krahun e thyer. Ik ore se më vrave nga krahu. Pse shtyni kot? Luftë do të bëni ju? Mos u bëni kamikazë”.

Ina Zhupa i kërkoi ndihmë Petro Koçit. “O Petro hajde more hape derën, se e ka mbyllur partia jote”.

Shtyrje dhe tensione! Kuvendi u mbyll derën deputetëve të përjashtuar!

AlbaniaWeb.net