Sat, Sep 28, 2024

U tha se u rrëzua i dehur, zbardhet vdekja e 53-vjeçarit në Kurbin

  • PublishedNovember 6, 2023

Policia e Kurbinit ka zbardhur ditën e sotme vdekjen e një 53-vjeçari, e cila u raportua mbrëmë si një rrëzim aksidental i këtij të fundit.

Bëhet me dije se në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 28-vjeçar me inicialet E. L., i cili ka përplasur me makinë 53-vjeçarin me inicialet L. K., që ndërroi jetë dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Në vijim, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Benz” i të riut.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Në gjendje të dehur, rrëzohet dhe merr plagë në kokë, ndërron jetë 53-vjeçari

 

AlbaniaWeb.net