Fri, Sep 27, 2024

“Zgjedhorja”! Korreshi: PD s’ka kryetar! Pëllumbi: Ja pse s’e pranojmë Bylykbashin

  • PublishedNovember 6, 2023

Tre janë kushtet e opozitës për t’u rikthyer në jetën normale parlamentare; ngritja e komisioneve hetimore, shqyrtimi i nismave ligjore dhe bashkë-kryetari i reformës zgjedhore.  Pikërisht për këtë të fundit, deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi sqaroi te “5Pyetjet nga Babaramo” se përse shumica nuk e pranon propozimin e grupit të Sali Berishës për të zëvendësuar Enkelejd Alibeajn e krahut të Lulzim Bashës me Oerd Bylykbashin nga “Rithemelimi”.

Duhet të ndajmë aktivitetin parlamentar nga ai politik. Kur bëhet fjala për reformën zgjedhore janë partitë politike që dalin në zgjedhje dhe që janë të interesuara si do të bëhet kjo. PS dhe PD mund të kishin rënë dakord që të bëhej edhe jashtë parlamentit.

Tre kushtet e opozitës “nxehin” studion/ Pëllumbi debat me Korreshin e Shabanin: Mos fol kështu!

Tradita ka qenë që kjo është mirë. Ne e kemi bërë një herë në formë ekstra parlamentare, kur këta dorëzuan mandatet. Partitë politike, PS dhe PD ranë dakord ta ngrinin në Kuvend, por nuk është komisioni i deputetëve, por i partive. PD që do të dalë në zgjedhje në 2025 mund të dalë dhe të thotë nuk e njoh se nuk e kam bërë unë” tha ai.

Debati te “5Pyetjet”/ Pëllumbi: Kaluat vijën e kuqe! Korreshi: Kush ka vjedhur, burg!

Kishte edhe një pyetje për kolegun demokrat; zoti Korreshi, cili është kryetari i PD-së? Deputeti tha se për momentin PD nuk ka kryetar. “Deri në 2021-shin kryetar është Basha, më pas janë të gjithë ngriva shkriva në procese ligjore. PD është në handikap ligjor. Ne po flasim për çështjen e Kuvendit dhe jo të partisë. Komisionin e reformës zgjedhore e votojnë deputetët në fund, jo këshilli kombëtar i PD-së” tha ai.

AlbaniaWeb.net