Fri, Sep 27, 2024

“Skifteri” shqiptar: Shtëpinë e Messit s’e grabita për respekt

  • PublishedNovember 7, 2023

Grabitjet në shtëpitë e yjeve të futbollit duket se po kthehen në një trend kohët e fundit.

Siç raportohet nga media spanjolle AS, nga Carlos Quilez në podcastin “Sumario Abierto” i cili i referohet një “skifteri” shqiptar të cilin e thërret Alberto.

Bëhet fjalë për një grabitës, i cili ka plaçkitur shtëpitë e të famshmëve të futbollit.

Emra si Benzema, Ronaldo apo Cruyff por për respekt ka refuzuar të grabisë  shtëpinë e Lionel Messi-t.

“Kam ndaluar disa herë njerëz që donin të grabisnin shtëpinë e Messit, njerëz që më kërkonin, por nuk mund t’i ndaloj të gjithë…

Këtë herë munda dhe jam shumë krenar për këtë. Shkova ta shoh sepse e njoh shumë mirë dhe e njoh shumë mirë zonën dhe nuk doja, për respekt për Messin, nuk e bëra sepse më intereson, pikë” është shprehur ai për gazetën spanjolle.

Alberto ka deklaruar gjithashtu se ka nën kontrollin e tij mbi 100 persona, për këtë arsye ka mundur të mbrojë kampionin e botës nga disa grabitje në të kaluarën.

AlbaniaWeb.net