Fri, Sep 27, 2024

“Më ço haber, thyeja hundët, e dua të vdekur”! Dumani: Mesazhet me Ervis Martinajn

  • PublishedNovember 7, 2023

Mes shumë ngjarjeve kriminale të treguara dhe jo të treguara nga bashkëpunëtori i SPAK-ut, Nuredin Dumani, jepet dhe një moment kur ka biseduar direkt me biznesmenin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Të dy personat flasin në telefona të kriptuar, pasi Martinaj asokohe (pasi prej gushtit 2022 është i zhdukur) ndodhej në Shqipëri, ndërsa Nuredin Dumani ndodhej në zonën e Prizrenit në Kosovë.

Lidhja e tyre është pikërisht Fredi Xhixha, vëllai i Besian Xhixhës, i cili i ka thënë Dumanit se donte ta takonte “V” që nënkuptonte Vis Martinaj, sipas gazetarit Elton Qyno. Pasi Dumani i ka thënë “Ok” ftesës së dërguar nga Martinaj, në drejtim të Kosovës me një automjet “Hamer”, kanë udhëtuar Eli që besohet së është Elvin Mërlika, Fredi Xhixha dhe dy persona të tjerë.

Në bisedë e sipër që kanë zhvilluar me Dumanin brenda makinës “Hammer”, ky i fundit lidhet direkt në telefon me Ervis Martinajn, i cili i propozon vrasjen e Indrit Dokles, pasi sipas tij, Dokle po i fuste hundët tek punët e tija.

Më tej Dumani ka treguar se Ervis Martinaj ka hyrë në temë të bisedës duke i pohuar se:

“…Ervisi më tha se:

”…ai rob…q… Indrit Dokle se çfarë ka, fut hundët tek punët e mia…?

I thashë se:”…po futi hundët tek punët e tua ti thyeja hundët…”.

Më tha se:”…për këtë gjë donte të fliste me mua…”.

Unë thashë se:“…e kuptoja, nuk ishte gjë që nuk arrihej por ishte e vështirë…”.

Ervisi me tha se:”…prandaj erdha tek ti, se e di se është e vështirë se është zona jote…”.

I thashë se:“…nuk i thoja as po as jo, por do ta shikoja dhe ta mendoja…”.

Për çmimin me tha: “…Vendose vetë. Me tha që për do gjë të trija në kontakt me çunat. Për çfarë do halli që të kesh më ço haber…”.

Pas kësaj bisede Eli me Fredin më çuan tek “Audi” ku më priste serbi, ndërsa ata morën njerëzit e tyre dhe hipën në “Hummer” dhe ikën….” dëshmoi ai.

AlbaniaWeb.net