Fri, Sep 27, 2024

Ramadani në radarët e Interit, Lecce “fërkon” duart

  • PublishedNovember 7, 2023

Ylber Ramadani në sezonin e tij të parë në Itali nuk di të ndalet. Deri më tani nuk e njeh stolin, plot 11 ndeshje të luajtura dhe vetëm 1 herë i zëvendësuar, për më tepër është kthyer në një element kyçë për mesfushën e Lecce-s.

Paraqitje këto të cilat kanë tërhequr dhe vëmendjen e një “gjigandi” të futbollit Italian, Inter.

Vetëm pak dit më parë u përfol për një interesim të klubit zikaltër ndaj kartonit dhe statusit të lojtarit, tani ka ardhur dhe vet konfirmimi i shqiptarit.

Në një intervistë  për SuperSport, vet Ramadani pohoi se klubi nga Milano ka shfaqur interesim për të:

“Menaxheri im ka qenë në Tiranë, ka takuar dhe ka qëndruar gjithë kohën me Ausilion. Motivim shumë i madh për mua, nuk duhet të ndaloj së punuari që të shkoj tek Interi”, u shpreh Ramadani.

Mesfushori u transferua këtë verë nga Aberdeen për tek Lecce në kampionatin Italian.

Klubi i cili pagoi vetëm 1.2 milion euro për 27 vjeçarin mund të mbushi xhepat në këtë situatë.

Kjo pasi vlera e lojtarit është gjithnjë e më shumë në rritje dhe me interesimin e një klubi si Inter nëse transferimi do të ndodhte mund të arrihet deri në 10 milion euro.

AlbaniaWeb.net