Fri, Sep 27, 2024

E rëndë/ Familja shkoi për ta zgjuar në mëngjes, djali 17-vjeç kishte vdekur

  • PublishedNovember 7, 2023

Foto ilustruese

Një 17-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Ujz të Gjakovës. Lajmin e ka konfirmuar drejtor i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta. Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:20.

“Rreth orës 10:20 është raportuar se në fshatin Ujz-Gjakovë, në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Nga familjarët, viktima është dërguar në spitalin rajonal ku është konstatuar vdekja e tij”, ka thënë Graishta.

Nga Prokuroria Themelore në Gjakovë theksuan se rasti po hetohet. “Me të marrë informacionin nga ana e policisë, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. Janë duke u ndërmarrë të gjitha procedurat hetimore lidhur me këtë rast”, ka deklaruar Hekuran Batusha për Telegrafin.

AlbaniaWeb.net