Sat, Sep 28, 2024

Vajza 3-vjeçe thyen këmbën në kopshtin privat, policia merr edukatoren

  • PublishedNovember 7, 2023

Policia ka shoqëruar ditën e sotme edukatoren e një kopshti privat për ta marrë në pyetje. Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal për “Keqtrajtimi i të miturit” lidhur me ngjarjen e ndodhur në kopshtin privat “Stinët’ në Tiranë, ku një fëmije 3 vjeç dyshohet iu thye këmba në rrethana ende të paqarta.

Majlinda Dehima është edukatorja që punon në kopshtin privat “Stinët” në zonën e Ali Demit e cila në videon e publikuar në emisionin “Stop” dyshohet se dhunon vajzën me vizore dhe me shpulla.

Prindërit e fëmijës u njoftuan për episodin e rëndë nga një telefonatë nga kopshti në orën 15:00 pasi e mitura ishte transportuar në pediatri më 1 nëntor 2023. Nga kopshti i thanë se vajzën e kishte pickuar diçka dhe këmba i ishte fryrë. Duke parë gjendjen e vajzës, mjekët sugjeruan ta çojnë në spitalin e Traumës, ku nga grafia rezultoi se thyerje në pjesën e kofshës.

E rëndë në Tiranë, vajza 3-vjeçe thyen këmbën në kopshtin privat! MAS e mbyll: Ishte pa licencë!

AlbaniaWeb.net