Sat, Sep 28, 2024

Barometri i barazisë gjinore; gratë në politikë pa akses të mjaftueshëm në burime financiare

  • PublishedNovember 7, 2023

Rrjeti për Barazi në Vendimmarrje prazantoi në një tryezë të rrumbullakët gjetjet e studimit të titulluar “” për partitë politike në Shqipëri, në praninë e grave deputete dhe atyre përfaqësuese të shoqërisë civile.

“Barriera dhe vështirësia më e madhe e grave në politikë është të qënit grua në politikë”, theksoi , koordinatore kombëtare e rrjetit “Barazi në Vendimmarrje”.

“58% e grave të intervistuara e shohin përfaqësimin aktual të grave në struktura të ndryshme të partisë si të pamjaftueshëm”, citojnë më tej gjetjet e studimit.

Studimi “Barometri i Barazisë Gjinore” u bazua në 204 intervista gra të moshës 20-60 vjeçe.

Sipas gjetjeve të këtij studimi, barriera të tjera që pengojnë fuqizimin real dhe shanset e barabarta të grave në politikë janë të tilla si mungesa e një aksesi të balancuar në media midis grave dhe burrave politikanë, dhuna me bazë gjinore në politikë, si edhe aksesi i pabalancuar në financat politike.

“Forumet e partive politike kanë zero akses në financat që partitë marrin nga buxheti i shtetit”, citoi Çepani mbi gjetjet e studimit, duke nënvizuar faktin se 60% e grave kanë hyrë në politikë pikërisht nëpërmjet forumeve të grave.

Edhe vetë gratë deputete të pranishme përgjatë prezantimit, konfirmuan vështirësitë që ato hasin në mungesën e zbatimit të statuteve të partive politike, të cilat në teori përmbajnë rregullore për zbatimin e barazisë gjinore, por çalojnë në realizimin e tyre.

“Në veçanti buxhetimi gjinor do akoma punë. Një prej sfidave më të mëdha mbetet gjithashtu zbatimi i statuteve të partive në realitet”, tha , deputete e dhe drejtuese e Forumit të Grave në këtë parti.

Kushi gjithashtu nënvizoi faktin se konfliktet politike ndërmjet partive kanë arritur të zbehin edhe rolin dhe vullnetin që dikur ka patur.

Nga ana tjetër, edhe , deputete e dhe drejtuese e Lidhjes Demokratike të Gruas, nënvizoi rëndësinë e rifuqizimit të Aleancës së Grave Deputete, pavarësisht bindjeve politike të secilës.

“Ka patur momente ku në Aleancën e Grave Deputete ne kemi dalë mbi axhendat politike të partive tona, por tani kjo nuk ndodh më”, tha Vokshi gjatë fjalës së saj.

Vokshi theksoi se sipas saj nuk ka barazi gjinore në asnjë prej partive politike, kjo për shkak se sipas deputetes së -së burrat kanë zaptuar hapësirat e grave.