Sat, Sep 28, 2024

Tre argumente/ Gjykata e Posaçme: Ja pse s’i morëm leje Kuvendit për Berishën (Dosja)

  • PublishedNovember 7, 2023

“5Pyetjet.al” zbardh vendimin e Gjykatës së Posaçme me arsyetimet për caktimin e dy masave të sigurisë ndaj Sali Berishës, “detyrim paraqitje” dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit. Ish-kryeministri i ka kundërshtuar me argumentin se ka imunitet dhe se më parë duhet t’i merret leje parlamentit.

Por gjykata sqaron se masa e detyrimit për t’u paraqitur dhe e ndalimit për të dalë jashtë shtetit nuk përbëjnë një heqje të lirisë personale për këtë arsye nuk i janë drejtuar parlamentit.

“Masa e sigurimit personal e detyrimit për t’u paraqitur në policinë Gjyqësore dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë shtetit të dhëna ndaj personit në hetim Sali Berisha, nuk përbëjnë heqje të lirisë personale, por një kufizim të lirisë për të dalë jashtë shtetit.

Këto kufizime të lirisë për të lëvizur jashtë shtetit dhe për t’u paraqitur në policisë gjyqësore, së pari janë kufizime tejet propocionale në lidhje me nevojat e procedimit penal, kjo për arsye se edhe “ndjekja penale” është një koncept kushtetues që përbën një atribut të prokurorisë dhe si i tillë kërkon të baraspeshohet me ushtrimin e të drejtave dhe lirive personale të personit nën hetim.

Së dyti, e drejta për të lëvizur jashtë shtetit dhe lëvizja e lirë e personit nën hetim nuk përbën heqje të lirisë personale dhe për rrjedhojë nuk i  nënshtrohen detyrimit nga organi procedues për të kërkuar autorizimin paraprak nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.

Së treti, dallimi i lirisë personale dhe i asaj për të dalë jashtë shtetit është i përcaktuar edhe nga praktika gjyqësore e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, thuhet në vendim.

“Babi nuk do”! Hapet dera, çfarë i tha Argita dhe Shkëlzeni, policisë për Berishën? (Dosja)

AlbaniaWeb.net