Tue, Oct 1, 2024

Netanyahu “Jo” armëpushimit, Izraeli: Jemi në zemër të terrorizmit

  • PublishedNovember 8, 2023

Refuzohet armëpushimi tre-ditorë, Netanyahu i thotë “Jo” propozimit të SHBA-së.

Ekspertët e ushtrisë thonë se operacionet e pastrimit të tuneleve të Hamasit do të zgjasin me muaj.

Deklarata të forta ka dhënë gjeneral Finkelman, komandant i Komandës Jugore të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

“Çdo ditë dhe çdo orë forcat tona vrasin militantë, shkatërrojnë tunele dhe armë. Po shkojmë drejt qendrave të armikut”, u shpreh Finkelman, i cili shtoi gjithashtu se për herë të parë forcat izraelite po operojnë në zemrën e qytetit të Gazës dhe në “zemrën e terrorizmit” sipas tij.

Një formë refuzimi kjo e kërkesës së bërë nga SHBA për një armëpushim 3 ditor.

AlbaniaWeb.net