Wed, Oct 2, 2024

LIVE-Meta në SPAK, Berisha: “Gjah politik”, Arben Kraja xhelat i komunizmit

  • PublishedNovember 8, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha mori në mbrojtje aleatin e tij politik, Ilir Meta pasi sot u mor në pyetje për dy orë për dosjen “CEZ-DIA”. Dosjen kundër tij dhe Metës e cilësoi “gjah politik” kundër opozitës.

Kush mund të jetë tjetër pas “gjahut politik” ndaj opozitës, që kontrollon SPAK-un, veç Edi Ramës. Gjatë takimit me Metën është folur vetëm për aksionin opozitar dhe asnjë fjalë për këto që janë procese të turpshme politike” tha ai.

Më tej, për herë të parë Sali Berisha sulmoi ashpër dhe hapur prokurorin e dytë në dosjen e tij, Arben Kraja, pas Enkeleida Millonait.

Arben Kraja ka lënë detyrën për shkak të ligjit të lustracionit, për shkak të ligjit të iniciuar nga Sali Berisha dhe të votuar në parlament. Ai nuk mund të merrte kurrë një çështje ndaj Sali Berishës.

Unë kam bërë ligjin që ish-xhelatët e sigurimit të shtetit të dalin nga drejtësia. Edhe sot, prokurorët bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit nuk mund të jenë në SPAK. Millonai, prokurorja, përfaqësuese e bandës së Elbasanit.

Arben Kraja duke e ditur që është larguar si oficer, hetues sigurimi nga sistemi i drejtësisë me një iniciativë personale të Sali Berishës për ligjin, nuk mund të merrte këtë detyrë. Ai mund të thoshte, “jam në konflikt interesi”. Ligji nuk e lejon që të jetë as në SKAP sot” tha ai.

Kishte një paralajmërim edhe për gjyqtaren, Irena Gjoka që ka kërkuar largimin nga procesi kundër tij. “Për gjyqtaren kam një listë të tërë edhe më keq. Do i dëgjoni, por nuk jam për këto cështje këtu” tha ai.

AlbaniaWeb.net