Wed, Oct 2, 2024

Brukseli jep “dritën jeshile”, der Leyen: Ditë historike

  • PublishedNovember 8, 2023

Ukraina, Moldavia dhe Bosnja Hercegovina kanë marrë sot dritën jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se raporti për zgjerimin e unionit u miratua sot dhe Komisioni propozoi hapjen e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës, Moldavisë dhe Bosnjë Hercegovinës kur të plotësohen kushtet.

“Në bazë të kësaj, komisioni rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim në union. Sot është një ditë historike”, tha von der Leyen, duke njoftuar fillimin e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë.

 

AlbaniaWeb.net