Wed, Oct 2, 2024

Përmbyset makina në Tiranë! Vdes studenti i Akademisë së Sigurisë

  • PublishedNovember 8, 2023

Një aksident tragjik pasditen e sotme në Tiranë i mori jetën një personi dhe një tjetër është plagosur. Viktima është student në Akademinë e Sigurisë.

Ai ishte duke udhëtuar me makinë pranë zonës së Kopshtit Zoologjik kur u përplas me një tjetër makinë. Makina sikur duket nga pamjet është përmbysur dhe drejtuesi vdiq në vend.

Në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë)” njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksident i rëndë në Tiranë/ Përmbyset makina, dyshohet për të vdekur (FOTO)

 

AlbaniaWeb.net