Sat, Oct 5, 2024

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Maria Qirjazi

  • PublishedNovember 9, 2023

, njoftoi mbrëmjen e të mërkurës më 8 nëntor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Apelit Tiranë, . Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPA e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë , dhe , pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Qirjazit ndaj vendimit të Komisionit.

Maria Qirjazi u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 25 shkurt 2021, pasi u konkluduan probleme për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin u përmbyll hetimi administrativ në shkallën e parë të vetingut.

Gjyqtarja Maria Qirjazi ka marrë titullin “jurist” nga Universiteti i Tiranës në vitin 1988 dhe në 1994-ën u emërua si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Në vitin 2000 u emërua në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, ku ka ushtruar edhe funksionin e kryetares për periudhën 2008-2013. Në korrik të 2013-ës ajo u dekretua si gjyqtare në Apelin e Tiranës, funksion që e ushtroi deri në shkarkimin nga detyra.