Sat, Oct 5, 2024

I shiti 4 vota PS-së për 200 mijë lekë, dënohet me burg lezhjani

  • PublishedNovember 9, 2023

Gëzim Paplekaj është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Posaçme, nën akuzën e korrupsionit pasiv. Nga gjykimi i shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 8 muaj heqje lirie.

Gëzim Paplekaj u vu nën hetim pasi u shfaq nën një video, ku faktohej se blinte vota në favor të Partisë Socialiste. Ngjarja u regjistrua në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

AlbaniaWeb.net