Sun, Oct 6, 2024

Dhimbje! Shqiptarët u bënë bashkë për të mbledhur lekët, por i riu ndërroi jetë

  • PublishedNovember 9, 2023

Lajm i trishtë nga Devolli. Një punonjës i këtij institucioni ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare. Ai është Joan Nasto. I riu prej kohësh vuante nga një sëmundje. Fillimisht me mjekimin që bëri në Greqi u përmirësua, por jo për shumë kohë, pasi sëmundja iu rikthye.

Shuma që duhej për të bërë ndërhyrjen e dytë ishte gati 100 mijë Euro. Familja kërkoi ndihmën e të gjithëve. Në muajin tetor, familjarët hapën një “Go Found Me” për të kontribuar qytetarët, e cila u shpërnda gjerësisht dhe nga mediat online, por dje bashkia njoftoi se i riu ndërroi jetë.

“Po përjetojmë dhimbje të madhe sikurse familja Nasto për ndarjen nga jeta të  djalit të tyre, Joani Nasto. Ndajmë dhimbjen tonë për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut, mikut dhe punonjësit të devotshëm të institucionit tonë.

Sot e përgjithmonë do ta kujtojmë për edukatën dhe përkushtimin e tij në punë. Shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjen e respektuar, miqtë, kolegët e tij dhe mbarë opinionin publik. U prehtë në paqe!” mbyllet njoftimi.

AlbaniaWeb.net