Sun, Oct 6, 2024

Thellohet tragjedia shqiptare! Shkon në 5 numri i viktimave

  • PublishedNovember 9, 2023

Shkon në pesë numri i shqiptarëve që vdiqën në Gjermani, pasi ranë nga skela. Alfred Visha 33-vjeç ndërroi jetë ditën e sotme në spital në Hamburg. Në datë 31 Tetor, i riu së bashku me disa shqiptarë të tjerë ranë nga skela teksa ishin duke punuar.

Katër prej shqiptarëve ndërruan jetë në vend. I pesti ishte Visha që u plagos rëndë dhe qëndroi për disa ditë në gjendje kome. Si pasojë e përkeqësimit të gjendjes, sot babai i tre fëmijëve ndërroi jetë.

Ai kishte shkuar për punuar në Gjermani dhe në dhjetor kishte planifikuar që të kthehej në shtëpi, por fati ishte tragjik. Katër shqiptarët e tjerë që ndërruan jetë janë tre nga Elbasani dhe një nga Kukësi.

“Nipi vdiq…”! Ky është babai i tre fëmijëve që ndërroi jetë pas 10 ditësh në koma

AlbaniaWeb.net