Sun, Oct 6, 2024

Gazetarët ankohen se Kuvendi u kufizon të drejtën për të informuar

  • PublishedNovember 9, 2023

Gazetarja e ReportTV thotë se kishte të pamundur të intervistonte deputetët apo ministrat në oborrin e Kuvendit pasi punonjësit e gardës nuk e lejuan atë dhe operatorin e televizionit që ta bënin këtë.

“Punonjësit e gardës nuk na lejuan tu drejtonim mikrofonin deputetëve dhe ministrave të , me argumentin se kemi marrë urdhër për të mos lejuar lëvizjen tuaj. Me një sjellje të ashpër dhe të papërshtatshme kërkonin të spastronin oborrin e Kuvendit nga gazetarët”- i tha Omeri BIRN-it.

Ajo e qaun “urdhërin” të pabazuar në rregullore dhe sjelljen e gardës si të përsëritur në disa seanca plenare.

Situata e krijuar me Omerin u shfaq live në televizionin News24, ndërkohë që nuk ishte një incident i veçuar.

Gazetari i televizionit Ora News, , i tha BIRN-it se prej muajsh gazetarët nuk mund të aksesojnë ose e kanë shumë të vështirë të ndjekin, komisionet parlamentare, nisjen e seancave plenare, apo edhe lëvizjet në oborrin e Kuvendit.

“Urdhërat e tillë zbatohen me forcë nga efektivët e Gardës së Republikës, ndërsa këtë të enjte arritën deri në përdorimin e forcës për të penguar operatorët për të marrë pamje”- tha ai.

Myzyraj bëri të ditur se grupi i gazetarëve të terrenit janë duke mbledhur firmat që të paraqesim letrën në institucionet përkatëse dhe do të vëmë në dijeni edhe selitë diplomatike për situatën e krijuar.

Sipas përmbajtjes së kësaj letre, gazetarët kërkojnë që të lejohen të lëvizin lirshëm në të gjitha ambientet e jashtme të oborrit të godinës ku zhvillohen seancat plenare dhe përdorimin e një gjuhe të përmbajtur nga punonjësit e Gardës, të cilët, sipas gazetarëve duhet të komunikojnë me gazetarët dhe operatorët vetëm përmes zyrës së shtypit të Kuvendit.

Po ashtu gazetarët kërkojnë akses të plotë në komisionet parlamentare, -“që të dëshmojmë kuorumin, dinamikat dhe arsyet e zhvillimit ose jo të një mbledhjeje të tillë”, ndryshe nga praktika kur ata mund të futen vetëm pasi ka nisur mbledhja.

“Gazetarët nuk mund dhe nuk duhet të kornizohen në punën e tyre, as nuk mund të pengohen të lëvizin lirshëm nëpër hapësirat e Kuvendit, ndaj kësisoj ne u kemi kërkuar të gjitha organeve që të merren urgjentisht me këtë çështje”- apeloi Myzyraj.

Zyra e Shtypit e Kuvendit nuk ishte e arritshme për koment deri në publikimin e këtij artikulli.

Kufizimi i të drejtës për informim është ngritur si shqetësim edhe për qeverinë, ku gazetarët kufizohen të bëjnë vetëm pyetje për tema të paracaktuara në konferencat për shtyp të kryeministrit Edi Rama.

Përkeqësimi i lirisë së medias në Shqipëri është ngritur si shqetësim i vazhdueshëm nga organizatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit.