Tue, Oct 8, 2024

Telefonata e gabuar e Melonit, ambasadori përfundon në telashe

  • PublishedNovember 10, 2023

Kryeministria italiane Giorgia Meloni, ra pre e një telefonate e rreme pak ditë më pare nga dy aktorë humori.

Individët në fjalë të cilët kanë mundur të sigurojnë dhe kontaktin e Giorgia Melonit mendohet të jenë rus, dhe kanë shkaktuar një situatë alarmante në Itali, si për shkelje të privatësisë dhe ulje të ulët të nivelit të sigurisë.

Tani në shtetin fqinj kërkohet të dihet dhe fajtori sesi janë shpërndarë kontaktet deri tek komedianët rusë.

Për këtë është mbajtur një seancë dëgjimore nga nënsekretari i kryeministres italiane, Alfredo Montovano, e cila ka zgjatur për një e gjysmë.

Në përfundim ka dhënë dorëheqjen nga posti i ambasadorit dhe këshilltarit diplomatik Francesco Talo, mbi të cilin bie një pjesë e fajit dhe e përgjegjësisë për këtë situat të shkaktuar.

AlbaniaWeb.net