Thu, Oct 10, 2024

Emigrantët/ Meloni publikon reagimin e Ramës: Përgjigje efektive!

  • PublishedNovember 10, 2023

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar në lidhje me përpjekjet e të majtës italiane për të përjashtuar kryeministrin Edi Rama nga Partitë Socialiste Europane, për shkak të marrëveshjes për emigrantët.

Meloni ka publikuar videon e Ramës ku shpreh reagimin e tij në lidhje me kërkesën e së majtës italiane.

Ajo e ka cilësuar përgjigje të duhur atë të Ramës, ku thotë se marrëveshja nuk ka të bëjë me të majtën apo të djathtën, por është e duhura për të mbështetur Italinë në këto momente, për menaxhimin e flukseve të migrantëve.

“E majta italiane po kërkon të përjashtojë kryeministrin shqiptar, Edi Rama nga Partitë Socialiste Europiane për marrëveshjen që firmosi me Italinë për emigrantët. Dëgjoni përgjigjen e tij efektive,” shkruan Meloni në platformën “X”.

AlbaniaWeb.net