Thu, Oct 10, 2024

Nuk u përzgjodh nga Sylvinho, mbrojtësi i Kombëtares zbulon arsyen

  • PublishedNovember 10, 2023

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Enea Mihaj nuk u përzgjodh nga trajneri Sylvinho për të qenë pjesë e grumbullimit për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Mihaj ka zbuluar arsyen e vërtetë përse nuk është përzgjedhur duke bërë të ditur se për shkak të një dëmtimi të lehtë nuk mund të jetë pjesë e Kombëtares.

Silvinho nuk bën surpriza, pak risi në listën e kombëtares

 “Fatkeqësisht, për shkak të një dëmtimi të lehtë në ditët e fundit, nuk mund të bëhem pjesë e ndeshjeve të ardhshme me Kombëtaren kuqezi.

Kjo më trishtoi, por unë e di që djemtë do të japim gjithçka për të arritur synimin tonë dhe të jemi në “EURO 2024″. Shumë fat djema,” shkruan mbrojtësi Mihaj.