Fri, Oct 11, 2024

FOTO/ Dua Lipa unike gjithmonë, shihet krah të dashurit dhe vëllait në Londër

  • PublishedNovember 10, 2023

Dua Lipa dukej elegante teksa shijoi një natë me të dashurin e saj Romain Gavras dhe vëllain e saj, Gjin Lipa, në Londër të enjten.

Këngëtarja, ka disa muaj që është në lidhje me regjisorin francez dhe ata janë parë duke dalë nga “Chiltern Firehouse”, së bashku me vëllain e saj të vogël, Gjinin, 17 vjeç.

Ajo dukej elegante e veshur me një palë pantallona me material lëkure në ngjyrë të kuqe, të cilat i kombinoi me një bluzë të bardhë dhe një pallto leshi ngjyrë gri, shkruan DailyMail.

Romain dukej më i thjeshtë i veshur me një pallto ngjyrë bezhë, xhinse të errëta dhe një kapele bejsbolli, ndërsa ecte pas Duas në ambientet luksoze.

Duas dhe Romain iu bashkua edhe vëllai i Duas, Gjini dhe këngëtarja mund të shihej duke biseduar me të jashtë ambientit.

Dua e cila në të kaluarën ka qenë në lidhje me emra të njohur si Anwar Hadid dhe Paul Klein u pa për herë të parë me Romain në shkurt të këtij viti dhe ishte ‘duke e njohur me të’ prej muajsh në kohën kur ata dolën në publik.

AlbaniaWeb.net