Hasani: Pas 3 javësh përpjekje, shqiptarët e parë largohen nga Gaza
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në një njoftim në rrjetet sociale ka bërë me dije se shtetasit e parë shqiptarë kanë lënë Gazën.
Hasani njofton se shqiptarët, nëna dhe katër fëmijët e mitur kanë arritur të largohen nga Gaza, pas gati 3 javësh përpjekjeje.
Ministri thotë se tashmë ato ndodhen të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojnë procedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.
“Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës.
Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.
Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks.
Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza,” ka njoftuar ministri.
After three weeks of efforts and difficulties, the first albanian citizens, a mother and her four minor children, finally left the territory of Gaza.
They are now safe in Egypt while we continue the procedures for their return to Albania as soon as possible.Gratitude to the… pic.twitter.com/3sYC3cIvcz
— Igli Hasani (@IgliHasani) November 12, 2023