Thu, Nov 28, 2024

Shkarkohet ministrja britanike që “urren” shqiptarët

  • PublishedNovember 13, 2023

Suella Braverman është shkarkuar nga posti i Sekretarit të Brendshëm duke shkaktuar një furtunë brenda partisë Konservatore britanike, shkruan “The Guardian“.

Shkarkimi vjen pas një jave të jashtëzakonshme grindjesh për trajtimin e protestave pro-palestineze në Londër. Zonja Braverman sulmoi ‘marshimet e urrejtjes’ dhe më pas shkroi një artikull që akuzonte policinë për paragjykim.

Kritikët e kanë fajësuar atë për ndezjen e dhunës me kundër-protestuesit e ekstremit të djathtë që dolën në rrugë – megjithëse konservatorët janë të ndarë keq me mbështetësit që thonë se skenat e zymta në kryeqytet vërtetuan të drejtën e saj.

Sekretari i Jashtëm James Cleverly është parë në Downing Street, duke ndezur spekulime se ai mund të marrë përsipër Ministrinë e Brendshme. Partia Konservatore thotë se Rishi Sunak po kryen një riorganizim ministror pasi po “forcon ekipin e tij në qeveri për vendime afatgjata për një të ardhme më të ndritshme”.

Suella Braverman për shqiptarët do të mbetet në memorie si njeriu që luftoi qëndrimin e tyre të paligjshëm dhe forcoi rregullat duke bllokuar trafikun me gomone.

AlbaniaWeb.net