Thu, Nov 28, 2024

I pakalueshëm në “Maradona”, Berisha në formacionin e javës

  • PublishedNovember 13, 2023

Etrit Berisha është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Serie A.

Portieri i Kombëtares shqiptare ruajti portën e tij të paprekur në transfertën e vështirë në “Diego Maradona” duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fitoren e skuadrës së Empolit 0-1 përballë Napolit.

Portieri tashmë 34 vjeç arriti të kryente 5 pritje vendimtare kundër napolitanëve duke ruajtur dhe portën e tij të paprekur kundër kampionëve të Italisë. Teksa u vlerësua me notën 9.1, më e larta në vlerësimet e lojtarëve.

“Gardiani” kuqezi është përzgjedhur pjesë e 11 lojtarëve më të mirë të javës së 12-të në Serie A përkrah emrave si Calhanoglu, Acerbi, Colpani dhe Thorstvedt.