Opozita bllokon mbledhjen e Komisionit të Sigurisë
Komisioni i Sigurisë që ishte parashikuar të mbahej në ambientet e kryesisë është zhvendosur online.
Kjo pasi opozita pengoi zhvillimin e mbledhjes, ndërsa u futën në sallën e Kuvendit duke thënë se takimi online është në shkelje të Kushtetutës
Kanë qenë demokratët, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, ata të cilët e kanë kundërshtuar këtë vendim teksa kanë thënë se komisionet duhen bërë në mënyrë normale dhe jo online.
Pjesë nga debati në Komisionin e Sigurisë:
Gazment Bardhi: Ju jeni duke shkelur rregulloren. Respektoni Kushtetutën dhe bëni komision në mënyrë normale.
Flamur Noka: Kjo që po bëni online, shteti në klandestinitet. Respektoni Kushtetutën e këtij vendi.