Shkaktoi aksident me makinë, Kroacia shkarkon ministrin
Ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banoziç, është shkarkuar nga kryeministri Andrej Plenkoviç, kjo pasi Banoziç u përfshi në një aksident me makinë më 11 nëntor ku humbi jetën dhe një person.
“Z. Banozic ka qenë duke vozitur veturën e tij personale, ka qenë pa truproje, ka shkuar në një ngjarje private, nuk ka qenë në një ngjarje zyrtare. Sa i përket regjimit që vlen për personat e mbrojtur, sigurisht që është gjithmonë më mirë që automjetet e tyre janë të drejtuar nga profesionistë, njerëz të cilët janë profesionistë dhe të trajnuar në mënyrë adekuate për këtë gjë që do të rriste sigurinë e tyre. Kjo ishte një situatë në të cilën ai gjatë fundjavës e voziti vetë veturën e tij dhe pati një aksident të rëndë trafiku”, tha Plenkoviç.
Nëse përplasja është shkaktuar nga Banozic për shkak të pakujdesisë, ai mund të marrë nga një deri në tetë vjet burg, ndërsa nëse autoritetet përcaktojnë se ishte për shkak të veprimeve të qëllimshme, dënimi me burg është nga tre deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Ndërkohë që Ivan Anushiç do të jetë ministri i ri i Mbrojtjes në qeverinë Kroate.