Tue, Nov 26, 2024

KQZ shqyrton mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës

  • PublishedNovember 13, 2023

njoftoi të hënën se Drejtoria e Koordinimit Institucional, Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme kishte dërguar pranë këtij institucioni verifikimin e thelluar për kryebashkiakun e Kuçovës, , nga ku kishte rezultuar të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë.

Dënimi me gjobë dhe më pas dëbimi nga shteti grek ka ndodhur në vitin 1999 për hyrje të paligjshme në territorin grek bashkë me familjen.

“Rezulton që në vitin 1999 të ketë qenë në gjykim nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë për: Hyrje në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse… Nuk rezulton të ketë qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale”- thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Hajdari nuk e ka deklaruar këtë fakt në formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ose siç njihet si “”.

Nga verifikimi paraprak që bëri KQZ në organet shqiptare nuk rezultoi me probleme, por pas denoncimit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u kërkua një verifikim i thelluar nga prokuroria.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, do të vendosë të martën mbi rastin e Hajdarit dhe nëse mosdeklarimi i dënimit mund t’i kushtojë atij mandatin.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit,  Hajdari i mori një mandat të dytë në krye të bashkisë përballë kandidatit Lefter Maliqi të Koalicionit “BF”.