Sun, Nov 24, 2024

VIDEO/ Tërmeti dhe vullkani çajnë rrugët

  • PublishedNovember 14, 2023

Islanda jugore vazhdon të jetë në terrorin dhe ankthin e një shpërthimi vullkanik. Rreth 900 lëkundje janë ndjerë dje  duke i shtuar qindra të tjerë të që kanë goditur rajonin javët e fundit.

4000 njerëz u evakuuan gjatë fundjavës. Autoritetet frikësohen nga përhapja e magmës e cila mund të godasë qytetin bregdetar dhe një stacion energjie gjeotermale.

Banorët e qytetit Grindavik  janë larguar të hënën pasi rrugët u plasaritën dhe ndërtesat u dëmtuan.

Pothuajse të gjithë 3,800 banorët e qytetit janë akomoduar në shtëpitë e të afërmve ose miqve dhe vetëm 50-70 njerëz tani janë duke qëndruar në qendrat e pritjes, sipas një zyrtari të shërbimeve të urgjencës.

AlbaniaWeb.net