Kapiteni u shua në fushë, Brace: FSHF i’a la fajin atij që vdiq
Deputeti socialist Erion Braçe është shfaqur i prekur dhe i revoltuar gjatë Komisionit për Ekonominë dhe Financat. Kjo vinte pasojë e ngjarjes më të fundit për vdekjen e lojtarit Dwamena gjatë ndeshjes.
Ai tha se” Jam i lumtur që po investojmë për sport, sporti është shëndet por ngjarja e ditëve të fundit, e pa ndodhur më parë më rikujton shumë problematika, sa mangësi dhe rrezik kemi në ambientet sportive. Ne nuk kemi mjekësi sportive .Nuk kemi as specializim në Universitetin e Mjekësisë, zero ekip në mjekësi për sportin. Na duhet një protokoll mjekësor për sportin, mjaft të shkojmë në Itali dhe ta marrim. Nuk besoj te federatat sportive , tentojnë ta lënë fajin te ai që vdiq.”
Gjatë seancës së sotme për shqyrtimin e investimeve të parashikuara në buxhetin e Ministrisë të Arsimit, deputeti ritheksoi punën e mirë që është bërë në sektorin e arsimit.
Kapiteni vdiq në fushë/ Agjenti i Dwamenas: Ai besonte në Zot, jo në shkencë