Kryebashkiaku socialist në dorë të Celibashit, debat në KQZ-LIVE
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur për të vendosur nëse do të shkarkohet apo jo Kreshnik Hajdari. Ky u fundit është i pranishëm në mbledhje për të ndjekur gjithë seancën e sotme.
Debati në KQZ
KQZ: Kreshnik Hajdari është dënuar nga gjykata e Janinës kur ka qenë i mitur për hyrje në Greqi në mënyrë të paligjshme. Nuk rezulton që ndaj tij të jetë marrë masë dëbimi, apo që të jetë shpallur në kërkim.
Theodhori Sollaku, avokat i Kreshnik Hajdarit: Nuk ka asnjë shkak për të justifikuar përfundimin e mandatit. Rezulton që në vitin 1999 kur ishte 16-vjeç është kapur nga autoritetet greke për kalim të paligjshëm kufiri. Është bërë një procedurë dhe është dënuar, qortim shoqëror dhe është larguar brenda 24 orëve nga territori grek. Kjo do të thotë se nuk takohet asnjë nga rastet ndaluese të ligjit të dekriminalizimit.
Përfaqësuesi i PL-së, Altin Kaziaj: Zoti Hajdari është dënuar me formën e prerë. Ai duhet të deklaronte dëbimin. Kishte detyrimin për të lajmëruar dhe sinjalizuar në formular. Ndonëse në faqen e fundit prokuroria ka bërë një lapsus kur thotë që “nuk rezulton që ndaj tij të jetë marrë masa e dëbimit nga një shtet i huaj”, kur në fakt vetë prokurori thotë se ka pasur “dy raste dëbimi”.
Përfaqësuesi i grupit të Berishës, Franc Nuri: Ne e prisnim që të vinim në këtë fazë, pasi e kemi depozituar që në muajin Prill kërkesën. Ne i qëndrojmë si koalicion iniciues i kësaj procedure që mandati duhet ndërprerë. Sipas ligjit nuk ka rëndësi masa apo lloji i ndalimit, por nëse dënimi është shkruar në formular. Ai është dënuar me formë të prerë dhe nuk e ka deklaruar në formular. Çfarë parashikon ligji i dekriminalizimit? Ndërprerje e mandatit për shkak të mos deklarimit të një dënimi penal të formës së prerë.