Mon, Nov 25, 2024

Babai i Dwamena-s: na ndihmoni që ta sjellim trupin në Ganë

  • PublishedNovember 14, 2023

Babai i Raphael Dwamena, Patrick Amoako Sefa, po bën një thirrje urgjente ndaj autoriteteve të futbollit për ndihmë, ai kërkon kthimin e trupit të djalit të tij në Ganë.

“Kur dëgjuam lajmin, nuk ishte e lehtë, e gjithë familja ishte shumë e trishtuar dhe duke qarë. Ne kemi folur me gruan e tij dhe kur folëm ajo tha se nuk ka ambasadë të Ganës në Shqipëri, kështu që ata po bëjnë përgatitjet për të kërkuar një fluturim për në Turqi përpara se të mund ta sjellin trupin.

Kështu që tani është radha jonë për të ndihmuar, unë po i bëj thirrje Federatës së Futbollit të Ganës që të na ndihmojë që ta sjellim trupin në Ganë dhe të shikojmë se si do t’ia dalim. Ajo që do të them është se ganezët duhet të luten për ne”- tha ai për mediet ganeze.