Mon, Nov 25, 2024

“Euractiv”: Greqia bllok Shqipërisë, shkak Beleri, pronat dhe Censusi

  • PublishedNovember 14, 2023

Tre ditë pasi gazeta greke “Kathimerini” publikoi lajmin se Athina ka bërë bllokadën e parë për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, vjen një tjetër lajm që konfirmon këtë version.

Euractiv” me qendër në Bruksel shkruan se Greqia po bllokon një letër të 27 vendeve anëtare të BE drejtuar Komisionit Evropian për hapjen e pesë kapitujve të parë të procesit të anëtarësimit.

Athina po i bën presion Tiranës të tregojë kreativitet për të zgjidhur një krizë të vazhdueshme dypalëshe” shkruan “Euractiv”.

Athina, sipas “Euractiv” thekson se ka disa probleme në lidhje me shtetin e së drejtës, siç është rasti i Belerit, si dhe zbatimi i disa ligjeve që kanë të bëjnë me minoritetin grek në Shqipëri, si të drejtat e pronës.

I njëjti burim theksoi se problem ka pasur edhe në regjistrimin e popullsisë, pasi janë raportuar raste kur pjesëtarët e minoritetit grek nuk janë pyetur për fenë apo gjuhën e tyre” shkruan “Euractiv”.

Gazeta: Greqia e vuri “bllokadën” e parë për Shqipërinë për shkak të Belerit

AlbaniaWeb.net