Sun, Nov 24, 2024

DW: Scholz kundër bllokadës së Greqisë ndaj Shqipërisë

  • PublishedNovember 14, 2023

Kancelari gjerman Olaf Scholz është kundër bilateralizimit të procesit të anëtarësimit në BE. Në Berlin ai u takua të martën me homologun grek, Kyriakos Micotaqis.

Kancelari gjerman Olaf Scholz u shrpeh të martën, 14.11.2023, në Berlin kundër bilateralizimit të procesit të zgjerimit të BE. Scholz e tha këtë në përgjigje të një pyetjeje për mosmarrëveshjet e fundit mes Greqisë dhe Shipërisë, gjatë konferencës së shtypit me kryeministrin grek Kyriakos Micotaqis.

Kancelari socialdemokrat theksoi se në të gjitha mosmarrëveshjet midis vendeve të rajonit, Berlini është “në anën e procesit të anëtarësimit në BE, sepse dëshiron që kandidatët për anëtarësim ta arrijnë atë sa më shpejt”.

Scholz tha se është e nevojshme të shkohet drejt afrimit të mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilave iu dha premitimi për anëtarësim pikërisht 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut 2003.

Komisioni Evropian ka rekomanduar fillimin e bisedimeve  për tre grup-kapitujt e deri në fund të vitit 2023. Këta kapituj janë nga më të rëndësishmit pasi kanë të bëjnë me demokracinë, funksionimin e institucioneve demokratike dhe prokurorimet publike.

Që bisedimet të hapen duhet mbështetja unanime e 27 vendeve në Këshillin Europian të shteteve anëtare të BE. Më 11 nëntor Greqia vendosi të mos i bashkohet shteteve të tjera antare të BE-së për të plotësuar kërkesën e komisionit Evropian drejtuar Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për tre grup-kapitujt e parë.

Shkak për këtë është mbajtja ende në burg e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri./DW

Artikulli i plotë këtu.

AlbaniaWeb.net