Sun, Nov 24, 2024

Zyrtare! Tefik Osmani i jep lamtumirën ekipit të Tiranës

  • PublishedNovember 14, 2023

Është zyrtare tashmë! Tefik Osmani nuk është më drejtori sportiv i Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai përmes një postimi në Instagram.

“Rrugëtimit tim të mrekullueshëm me KF Tiranën i erdhi fundi. Është ekipi që më dha shumë emocione, sfida dhe ndihem krenar që isha pjesë e këtij klubi të madh.

Falenderoj familjen Halili, stafin, lojtarët e mrekullueshëm gjatë 3 viteve ku ndamë gëzime dhe lot. Tifozët e mrekullueshëm që mbështesin ekipin e tyre në çdo rast.

Jam krenar që m’u dha mundësia të shkruam me modesti emrin tim në këtë klub të madh,” shkruan Osmani.