Konkurrentja pret thonjtë e gjatë pas takimit, Megi Pojani: E ka bërë se nuk i do mamaja e Vedatit
Albina dhe Vedati zhvilluan takimin e tyre, ku dukeshin tepër të afërt me njëri-tjetrin.
Megjithëse ata u kënaqën nga momentet që kaluan bashkë, disa veprime krijuan debate të forta në studion e “Për’puthen”, situatë që përfshiu edhe moderatoren Megi Pojani.
Sipas saj në takim nuk morën pjesë vetëm Albina dhe Vedati, por edhe mamaja e këtij të fundit, e cila ka disa “kushte” për partneren e ardhshme të djalit të saj.
Megi Pojani: Besoj e vutë re që në takim nuk ishin vetëm Albina me Vedatin, por edhe mamaja e Vedatit. Mamaja nuk i pëlqen thonjtë e gjatë, Albina shkoi i preu. Pra në këtë program janë përmendur gjithmonë mamatë, por nga Vedati është përmendur shumë herë më shumë. Do ta lejosh vjerrën tënde të ndërhyje tek ty?
Albina: Patjetër që dua ta bëj të lumtur edhe nënën e tij. Për gjëra të vogla patjetër që mund të ndërhyjë.
Megi Pojani: Deri ku do të jetë limiti?
Albina: Vetëm në zënkat që ne mund të kemi nuk do ta lejoj. Aty që kanë limit me traditë, pjesa estetike, do ta bëja. Një djalë i tillë nuk mendoj që është rritur nga një nënë që fut hundët gjithandej
Megi Pojani: Ti do të kesh kontakte të vazhdueshme me të…
Albina: Do i përshtatem ambientit. Ta kam thënë unë o Megi jam plastelinë.