VIDEO/ “Gjermania o vllazën, nuk është si përpara”, Seferi feston ditëlindjen: Dhuratën, pas Moldavisë
Futbollisti i kombëtares feston sot 27-vjetorin e lindjes së tij dhe kjo ka risjellë edhe njëherë atmosferën e festës në kampin kuqezi.
Urimet e futbollistëve i kanë ardhur gjatë darkës së sotme, por edhe Seferi ka dashur t’i falënderojë të gjithë në më një mënyrë të veçantë, me shumë humor.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga Arbnor Muja, shfaqet Seferi duke mbajtur “fjalimin e rastit” para skuadrës, ndërsa shpreh dëshirën që dhuratën e vërtetë ta marrë pas ndeshjes me Moldavinë, kualifikimin në Europian.
Në atë moment, ai me shumë humor përshëndet Etrit Berishën me vargjet e një kënge që janë kthyer në hit në grumbullimin kuqezi pasi kujton vendin ku do të zhvillohet Europiani i ardhshëm.
“Gjermania o vllazën, nuk është si përpara,” këndoi Seferi mes duartrokitjeve të shokëve të skuadrës.
Video këtu.