Ushtria izraelite bombardon shtëpinë e liderit të Hamasit
Një avion luftarak izraelit goditi shtëpinë e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh i cili jeton në Katar. Ai u godit në Rripin e Gazës gjatë natës.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se shtëpia “është përdorur si infrastrukturë terroriste dhe, ndër të tjera, si një vend takimi për zyrtarët e lartë të organizatës”.
Ushtria izraelit ka publikuar pamjet që tregojnë sulmin ajror.
Hamasi ka thënë më parë se IDF goditi dy shtëpi që i përkasin Haniyeh dhe familjes së tij, por ky është sulmi i parë i konfirmuar nga ushtria.