“Ajo ishte shefja më e mirë”! Makineria i shtypi kokën, stafi në lot për shqiptaren
Tragjedia kaploi familjen shqiptare Grishaj në Itali. Vajza e tyre Anila 26-vjeçe ndërroi jetë në vendin e punës në Treviso pasi makineria i shtypi kokën duke i marrë jetën në vend.
Hetimet po vazhdojnë dhe dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një gabim nga një punonjëse që ka shtypur butonin e makinerisë teksa shqiptarja po punonte.
Familja u shpreh për mediat italiane se vajza kishte vdekur dhe askush nuk i kishte njoftuar për tragjedinë.
“Ne ishim të fundit që e morëm vesh, është turp, duhet të ishim të parët. Për dy orë nuk na thanë asgjë, e morëm vesh nga faqet e internetit. Duam drejtësi, duhet të na japin shpjegime” tha motra e Anilës.
Punëtorët e fabrikës shkuan në banesën e saj një ditë pas ngjarjes tronditëse. “S’fjeta dot gjumë, të gjithë shpërthyen në lot, sepse ajo ishte shefja më i mirë që mund të kishim.
Filluam së bashku punën, pesë vjet më parë. Ne i kemi thënë gjithmonë se duhet t’i hapim një tapet të kuq kur të hynte. Ajo gjithmonë buzëqeshte, edhe kur gjërat nuk shkonin mirë” thanë disa prej kolegëve.
Anila ishte fejuar dhe po mendonin për një jetë së bashku, por ajo ëndërr u ndërpre në mes. “Thanë se ishte një nga makineritë më të sigurta, kushtonte miliona.
Ata duhet të na tregojnë pse ajo vdiq duke bërë punën e saj. Aty ndihej mirë, kishte një rol të mirë. Ne duam që drejtësia të vendoset”, tha një kushëri i saj.