Sun, Nov 17, 2024

Kombëtarja nesër në fushë, Sylvinho: Duan fitoren!

  • PublishedNovember 16, 2023

Nesër kombëtarja do të zbresë në fushë përballë Moldavisë. Duhet vetëm një pikë për t’u kualifikuar. Por trajneri i Kombëtares, Sylvinho u shpreh se kuqezinjtë do të futen në fushë për fitore dhe jo për barazim.

Ne do të zbresim në fushë për fitore. Barazim e shoh si pasojë të lojës dhe jo si objektiv. Nuk mund të menaxhohet loja duke menduar për të marrë një pikë.

Si ne dhe Moldavia shkojmë për të marrë tre pikët. Karikimi i ekipit është i duhuri. Moldavia ka mundur Poloninë dhe ka barazuar me Çekinë në shtëpi” deklaroi ai.