Sun, Nov 17, 2024

Debat në gjyqin e Selimit për ‘aktin e ekspertimit me gabime’

  • PublishedNovember 16, 2023

Akti i ekspertimit i kërkuar fillimisht nga Prokuroria e Posaçme për pasurinë e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, , u trajtua në pjesën më të madhe të seancës të enjten më 16 nëntor mes diskutimesh e debatesh, kur i pandehuri i drejtoi disa pyetje ekspertes kontabël, e cila pranoi se kishte gabuar në përllogaritjen e shpenzimeve.

Megjithëse prokurorja e çështjes penale në ngarkim të Selimit, vërejti se ky akt ekspertimi nuk kishte lidhje me çështjen, pasi nuk është marrë për bazë në njoftimin e akuzës se ishte kryer një riekspertim, gjykata lejoji vijimin e pyetjeve dhe në fund i dha kohë ekspertes kontabël, të rilexonte aktin e ekspertimit të hartuar prej saj që të mund të jepte përgjigje të plota. Selimi e cilësoi të rëndësishëm trajtimin e aktit të ekspertimit, me argumentin se bazuar në këtë dokument i ishin sekuestruar pasuritë.

Ish-gjyqtari Selimi është në proces gjyqësor për veprën penale të deklarimit të rremë të pasurisë mbi bazën e një hetimi të nisur tre vjet më parë nga .

Kur gjykata i dha fjalën ekspertes Muça, ajo u shpreh se donte të sqaronte një gabim që kishte kyer në analizën financiare. Por, gjyqtarja kërkoi vijimin e pyetjeve nga i pandehuri dhe mbrojtësit e tij, bashkëshortja e tij, dhe avokati .

Disa herë gjyqtarja Palloj u kërkoi palëve të mos diskutonin e debatonin me njëri-tjetrin, por të vijohej me qetësi, duke vërejtur se në gjykatë nuk vihet për të shkarkuar tensionet.

Në përgjigje të pyetjeve të Selimit dhe mbrojtësve të tij, ekspertja Muça deklaroi ndër të tjera se kishte përllogaritur gabim vlerën e shpenzimeve, duke e shënuar 51 milionë lekë nga 30.8 milionë lekë që është sipas saj. Ajo u justifikua duke treguar se kishte pasur një problem familjar që e kishte tronditur dhe për rrjedhojë nuk e kishte rishikuar aktin e ekspertimit në momentin kur i’a kishte dorëzuar prokurorisë.

Nga sa u deklarua nga të pranishmit në seancë, u mësua se i pandehuri kishte denoncuar eksperten për aktin e kryer prej saj. Ish-gjyqtari Selimi pohoi në një moment se ekspertja ishte nën betim dhe se deklarimet e saj i duheshin për një vend tjetër. Gjyqtarja Palloj i tërhoqi vëmendje Selimit, duke kërkuar që të mos kishte kërcënime në sallën e gjyqit.

Pasi u vijua për rreth një orë e gjysmë me pyeje dhe përgjigje të paplota nga ekspertja, kjo e fundit kërkoi kohë që të lexonte aktin e hartuar prej saj. Gjyqtarja Palloj u shpreh se vendosi t’i japë kohë ekspertes për të rifreskuar kujtesën.

Dëshmitari tjetër që ishte këruar për t’u pyetur, avokati i cili kishte kryer edhe ankimin nuk ishte arritur të njoftohej. Gjykata ripërsëriti njoftimin e tij, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në fund të seancës, i pandehuri depozitoi si prova gjithë dokumentacionin e çështjes së të tij dhe të bashkëshortes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Prokurorja Musabelliu i cilësoi të panevojshme duke vërejtur se janë administruar vendimet, ndërsa Selimi solli në vëmendje gjykata kishte prishur një vendim të prokurorisë duke kërkuar që të administroheshin nga institucionet e vetingut të gjithë aktet e hetimit admninistrativ. Po ashtu, u depozituan kontrata të ngjashme të qirasë dhe vendimin e pushimit të hetimit për subjekte të tjera rivlerësimi, të të njëjtit procedim penal me Selimin, dokumente që u administruan nga gjykata.

Në përfundim, u vendos shtyrja e seancës për më datë 6 dhjetor, në orën 09:00.