Kanadaja rrëzon ekstradimin e Ëngjëll Brahimit, i dënuar me burg përjetësisht
Gjykata kanadeze sipas medies Montrealgazzete ka pranuar sot kërkesën e bërë nga vetë Brahimi, që të mos ekstradohet në Shqipëri. Gjykatësi Alexandre Boucher tha se kishte probleme me provat e paraqitura.
Ai është i dënuar në vendin tonë me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8 vjeçar.
Ai akuzohet për vrasjen e oficerit të policisë, Astrit Braçe dhe djalin e tij 8- vjeçar, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht 2000 në Fier.