Sat, Sep 28, 2024

Nga Bregu i Fildishtë në Tiranë me destinacion BE-në

  • PublishedNovember 17, 2023

I siguroi një afrikani kontratë punësimi fiktive me qëllim që pasi të hynte në Shqipëri ta ndihmonte kundrejt pagesës që të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin me vendet e BE-së, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari në Tiranë.

Procedohet penalisht 24-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, i cili kishte hyrë në Shqipëri me dokument (vizë) të falsifikuar, që ia kishte siguruar 30-vjeçari me inicialet R. M. 30 vjeç, banues në Tiranë nga Kosova. Sekuestrohen dokumentet e falsifikuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

AlbaniaWeb.net