Mon, Nov 25, 2024

Babai, nëna dhe djali në krye të bandës 34 milionë Euro

  • PublishedNovember 17, 2023

Tre persona u arrestuan dje në Shqipëri në lidhje me një operacion që po zhvillohej në Itali. 18 shqiptarë dhe italianë u arrestuan përtej Adriatikut. Sipas mediave italiane, kjo organizatë drejtohej nga një familje shqiptare; babai, e ëma dhe djali.

https://www.youtube.com/watch?v=TLUnb6V1N2k

Dyshimet janë se bëhet fjalë për Ardian Korrikun 54 vjeç, Etleva Adamin 46 vjeç dhe Jurgen Korrikun 27 vjeç. Të tre këta persona u arrestuan dje në Shqipëri. Kjo organizatë trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali si dhe nga Holanda në Shqipëri nëpërmjet Gjermanisë.

Banda sipas mediave italiane ka qarkulluar lëndë narkotike me vlerë 34 milionë Euro në total. Bëhet fjalë për 420 kilogramë drogë, nga të cilat 70 kg kokainë, 66 kg heroinë, 206 kg hashash dhe 80 kg marijuanë. Kjo sasi droge është shitur me pakicë përgjatë viteve.

Anëtarët e organizatës përdornin celularë të koduar për të menaxhuar porositë e klientëve të drogës. Asete me vlerë 1 milion Euro u sekuestruan në kuadër të këtij operacioni, përfshirë një kompani zvicerane, ndërtesa dhe automjete luksoze.

AlbaniaWeb.net